Errët
Ndritshëm

Hetim për vdekjen e një gruaje në Gjakovë, dyshime për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

29.11.2025

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një gruaje në Gjakovë, që dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është paraqitur të premten në mëngjes në rrugën “Dëshmorët e Lirisë” në Gjakovë.

Ankuesi, një mashkull kosovar që bashkëjetonte me viktimën, ka njoftuar policinë për vdekjen dhe ka ngritur dyshime për pakujdesi mjekësore.

Në anën tjetër, Spitali i Gjakovës ka bërë me dije se pacientja M.R., e cila vdiq të premten, ka qenë në gjendje komatoze (pa vetëdije) për më shumë se tre vjet dhe gjatë gjithë kësaj periudhe është trajtuar në Kujdesin Intensiv Qendror.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Errët
Ndritshëm