Errët
Ndritshëm

Tentoi ta sulmonte nënën, djali përfundon në pranga

27.11.2025

Një burrë u arrestua të mërkurën pasi që i njëjti kishte tentuar ta sulmonte nënën e tij duke i kërkuar para.

Policia ka bërë me dije se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës në të njëjtën ditë në Prishtinë.

“Prishtinë 26.11.2025 – 02:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka ushtruar dhunë psikike duke i kërkuar para dhe ka tentuar ta sulmojë nënën e tij”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Errët
Ndritshëm