Errët
Ndritshëm

RTK-së s’i mbetet ma me prit: Qeveria i qet paret

27.11.2025

Radio Televizionit të Kosovës të enjten iu ndanë 4 milionë e 480 mijë euro për pagat e punëtorëve.

Gjatë mbledhjes të enjten, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ndarja e mjeteve është bërë nga kategoria e kursimeve.

“Kjo zgjidhje e sotshme është veçse një improvizim i detyruar, pas përpjekjeve tona të vazhdueshme që ta miratojmë në Kuvend buxhetin për RTK-në”, u shpreh Kurti.

Punëtorët e RTK-së nga e hëna nisën grevë dyorëshe për shkak të mosmarrjes së pagave

Errët
Ndritshëm