Tre vajza të mitura u rrahën mes vete mëngjesin e së mërkurës në Gjilan. Përveç dajakut, aty u përdor edhe thika.
Si pasojë, njëra mbeti e therur me thikë, si dhe dy të tjera patën lëndime të lehta.
Mosha e vajzave të përfshira është mes 14 e 17 vjeç.
Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarat janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.