Errët
Ndritshëm

Trafiku Urban ndal punën, Qeveria e Komuna fajësojnë njëra-tjetrën

24.11.2025

Punetoret e trafikut urban si dhe ata privatë kane protestuar para Komunës së Prishtinës, pasi që kanë marrë vendim që të pezullojnë të gjitha linjat në Prishtinë, për shkak të mospagesës nga Komuna e Prishtinës.

Ata patën një kërkesë.

“Me keqardhje i drejtohem qytetarëve të Prishtinës. Na falni për këtë gjendje që ndodhemi sot, jo me dëshirën tonë. Punëtorët e Trafikut Urban kanë 1 milionë euro borxh për naftën, dy rroga nuk i kanë marrë akoma. Tre milionë euro Trafikut Urban ia ka borxh komuna, 1 milion e 600 mijë ne ua kemi furnitorëve tonë. Nuk kemi mjete për të punuar, nuk ka rroga. Nuk është çështje politike, është çështje e mbijetesës së Trafikut Urban ndaj qytetarëve të Prishtinës.”

Ata prej Komunes me pas u drejtuan per tek Qeveria e Kosoves, ne kete proteste atyre ju bashkua edhe kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama.

“E dini edhe ju, sikurse ne, sikur t’i keni pagat në bankë, e një zyrtar i bankës atje mos t’i lëshojë paratë, ashtu edhe Qeveria po vepron ndaj Komunës. Paratë tona që i kemi të gatshme nuk na i lëshon, për t’i kryer detyrimet tona ndaj jush”, është shprehur Rama.

Kryetari i Sindikatës së “Trafikut Urban” në Prishtinë, Ilmi Gashi, ka thënë se janë të gatshëm të rifillojnë punën menjëherë nëse marrin përgjigje pozitive nga komuna.

“Me kryetarin do të tentojmë të flasim nëse na pranon, nëse ka mundësi e nëse jo, greva do të vazhdojë tash e tutje. Por nëse përgjigjet pozitivisht komuna, atëherë sot ndërpritet greva dhe në orën 10:00 apo 11:00 fillon puna”, ka thënë Gashi.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Thesari të premten ia ka alokuar Komunës së Prishtinës mjetet për dhjetor.

Errët
Ndritshëm