Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar policinë në Prishtinë.
Të premten, gjatë arrestimit, i dyshuari kishte sulmuar dy policë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë edhe trajtim mjekësor.
Edhe i dyshuari ka përfunduar në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore.
Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.