Errët
Ndritshëm

Policia e Kosovës me aksion për shkatërrimin e substancave narkotike

18.11.2025

Policia e Kosovës të hënën, ka shkatërruar substanca narkotike të konfiskuara në raste te ndryshme penale.

” Shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në një ambient të licencuar dhe në përputhje me të gjitha procedurat e sigurisë dhe standardet ligjore.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ky aktivitet është mbështetur nga Home Affairs Programme of the European Union in Kosovo (HAPE), i financuar nga Bashkimi Evropian.

Policia e Kosovës bën me dije se do të vazhdoj angazhimin saj në luftimin e krimeve të të gjitha llojeve, narkokrimit dhe garantimin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.

Errët
Ndritshëm