Errët
Ndritshëm

Messi: Më shumë do të doja një tjetër Kupë Bote sesa një Top të Artë

13.11.2025
Lionel Messi Most Liked Instagram Picute 122222 2e46f8ce2f8444948fce28f2c84c72f2

Lionel Messi ka rikonfirmuar edhe një herë se suksesi kolektiv ka më shumë peshë për të sesa çdo çmim individual. Në një prononcim të fundit, i cili citohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, kapiteni argjentinas u pyet se çfarë do të zgjidhte mes një Ballon d’Or tjetër dhe një tjetër triumfi në Kupën e Botës.

Një tjetër Kupë Bote apo një tjetër Top të Artë? Do të zgjidhja një tjetër Kupë Bote”, tha Messi, duke e vënë sërish në pah lidhjen emocionale që ka me fanellën e Argjentinës. Ai shtoi se mes pronarit të klubit dhe trajnerit, ai do të zgjedhte të parin, pasi “patjetër pronari i klubit” ka ndikimin më të madh në të ardhmen e një lojtari.

Messi është pjesë e Inter Miami që nga korriku i vitit 2023, pas largimit nga Paris Saint-Germain si futbollist i lirë. Që prej atëherë, ai ka qenë figura qendrore e projektit sportiv në MLS, teksa vazhdon të tërheqë vëmendjen e botës së futbollit.

Me tetë çmime Ballon d’Or dhe një Kupë Bote të fituar në vitin 2022, 38-vjeçari mbetet një nga futbollistët më të dekoruar në histori. Megjithatë, deklaratat e tij të fundit tregojnë se për Messin, lavdia e kombëtares mbetet kulmi absolut i karrierës.

Errët
Ndritshëm