Errët
Ndritshëm

De Jong refuzon Premier League: Jam i lumtur te Barcelona

12.11.2025
90c633e5 Cf93 4dba 9d81 F8950a1b0c41

Mesfushori holandez Frenkie de Jong e ka bërë të qartë se nuk ka plane për t’u bashkuar me Premier League, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm dhe ofertave të shumta nga klubet angleze.

Premier League? Nuk mendoj kështu. Ka pasur oferta, por jam i lumtur te Barça. Tani është një ligë e nivelit të lartë, ashtu siç ishte La Liga rreth një dekade më parë. Por kjo nuk do të thotë që duhet të luash atje për të treguar se je lojtari më i mirë”, deklaroi De Jong për ESPN.

Futbollisti 28-vjeçar ka zgjatur së fundmi kontratën me Barcelonën deri më 30 qershor 2029, duke konfirmuar edhe njëherë besnikërinë ndaj klubit katalanas.

De Jong është një nga shtyllat kryesore të skuadrës që prej transferimit nga Ajax në vitin 2019, për një shumë prej 86 milionë eurosh.

Në sezonin aktual, ai ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha garat, duke dhënë dy asiste për “Blaugranët”.

Errët
Ndritshëm