Errët
Ndritshëm

Zyrtare: Juventus shkarkon Igor Tudor pas tetë ndeshjeve pa fitore

27.10.2025
Igor Tudor Angry Juventus 770x513

Klubi bardh e zi ka zyrtarizuar sot shkarkimin e trajnerit kroat Igor Tudor, vetëm disa muaj pasi ai mori drejtimin e skuadrës me synimin për ta rikthyer “Zonjën e Vjetër” në majat e futbollit italian.

Vendimi vjen pas një serie zhgënjyese rezultatesh  plot tetë ndeshje pa fitore, në të gjitha garat që e kanë lënë Juventusin në pozitën e tetë në Serie A, larg objektivave sezonalë.

“U mor vendimi për t’i dhënë një impuls të ri skuadrës, në një moment kyç të sezonit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Juventusit.

Përkohësisht, drejtimin e skuadrës e merr Massimo Brambilla, trajneri i ekipit të të rinjve të Juventusit. Ai do ta udhëheqë skuadrën në ndeshjen e radhës ndaj Udinese-s, ndërsa klubi pritet të analizojë disa opsione për trajner të ri.

Sipas AS-it, ndër kandidatët më seriozë për stolin janë Luciano Spalletti dhe  Roberto Mancini, megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Igor Tudor, që kishte marrë drejtimin në mars 2025 pas largimit të Thiago Motta-s, e mbyll kështu eksperiencën e tij në Torino pa arritur të rikthejë stabilitetin në skuadër.

Klubi e falënderoi për punën dhe profesionalizmin, por në të njëjtën kohë paralajmëroi se “ndryshimet ishin të domosdoshme për të mbajtur gjallë ambiciet e Juventusit”.

Errët
Ndritshëm