Shtëpinë ia thyen hajnat, ndërsa viktimës i morën armën me leje, arin e paratë e gatshme.
Vjedhja dyshohet se ndodhi, të enjten rreth orës 16:00, në fshatin Banullë të Lipjanit.
Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.
Hetimet për rastin vazhdojnë.