Të dielën do të mbahet seanca për qeverinë e re. Seanca nis nga ora 10 e mëngjesit.
Në njoftimin e parlamentit për seancën e jashtëzakonshme të 26 tetorit përmendet pika e vetme e rendit të ditës.
“Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i kanë mbetur edhe dy ditë kohë ligjore për ta prezantuar kabinetin e ri para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai ka marrë mandatin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Ende nuk dihet nëse Kurti i ka 61 vota për të formuar ekzekutivin e ri.