Errët
Ndritshëm

Bastisje në Vushtrri për “skemë piramidale” dhe bixhoz të paligjshëm

24.10.2025

Policia ka ndërmarrë aksion kundër bizhozit e skemave piramidale të enjtën në Vushtrri.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, me mbështetjen e Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë zhvilluar një bastisje në rrugën “Blerim Zuqaku” në Vushtrri, pas dyshimeve për veprimtari të kundërligjshme në një lokal të këtij qyteti.

Sipas njoftimit të Policisë, bastisja është kryer në orët e mbrëmjes së 23 tetorit, ku është zbuluar një aktivitet i dyshuar për “organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar aparate dhe mjete të ndryshme që shërbejnë për zhvillimin e lojërave të fatit. Këto prova janë marrë si dëshmi materiale dhe do të përdoren në procedurat hetimore të rastit.

Lidhur me rastin, pronari i lokalit është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Errët
Ndritshëm