Errët
Ndritshëm

Frenkie de Jong rinovon me Barcelonën deri në 2029

15.10.2025
G3tjlwbxwaau4f

Barcelona ka blinduar një nga lojtarët më të vlefshëm të saj. Siç njoftoi klubi katalanas në faqen zyrtare, Frenkie de Jong ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2029, duke vulosur vazhdimësinë e projektit të ri të trajnerit Hansi Flick.

Mesfushori 28-vjeçar holandez, që nga viti 2019 ka qenë pjesë kyçe e Barcelonës, mbetet një figurë qendrore në planet e Flick-ut për ndërtimin e një skuadre moderne, dinamike dhe teknike.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, klauzola e lirimit të De Jong është rritur nga 400 në 500 milionë euro, duke e bërë atë praktikisht “të paprekshëm” në tregun e transferimeve.

Errët
Ndritshëm