Errët
Ndritshëm

Duka: Kosova e meriton Botërorin 2026

15.10.2025
20220315 215036 150322037 2 Vkca342

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur publikisht admirimin e tij për Kombëtaren e Kosovës, duke vlerësuar paraqitjet e fundit të “Dardanëve” në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Pas triumfit historik ndaj Suedisë në Prishtinë, barazimit me Slloveninë dhe fitores sërish ndaj skandinavëve në udhëtim, Kosova ka grumbulluar 7 pikë në tri ndeshjet e fundit, duke ndezur entuziazmin për një kualifikim të mundshëm historik.

Kosova ka përbërje shumë të mirë. Ka futbollistë me shumë kualitet dhe nuk është fare surprizë që i fiton këto ndeshje,” deklaroi Duka për Euronews Albania.

Ai shtoi se Kosova i ka merituar plotësisht fitoret dhe se tashmë është një skuadër që meriton të jetë pjesë e elitës botërore.

E meritoi dhe e super-meritoi fitoren në Prishtinë, e meritoi edhe mbrëmë dhe meriton të jetë pjesë e Kampionatit Botëror. Dy kombëtare në play-off? Fantastike! Edhe nëse arrijmë të kemi një, prapë do të jemi të lumtur,” tha i pari i FSHF-së.

Kosova aktualisht ndodhet në garë të plotë për një vend në “play-off”-in drejt Botërorit 2026, dhe mbështetja që vjen nga Tirana vetëm sa e shton ndjenjën e bashkimit mbarëshqiptar në këtë rrugëtim historik.

Errët
Ndritshëm