Policia e Rajonit të Prishtinës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rajonal dhe Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, ka shqiptuar 316 gjoba për 8 ditë, si dhe ka konfiskuar 15 patentë-shoferë.
Bëhet fjalë për datat nga 6 deri më 14 tetor 2025.
Sipas njoftimit të policisë, ndër shkeljet më të shpeshta janë skadimi i afatit të regjistrimit të automjeteve, përdorimi i xhamave të errët me materiale të paautorizuara dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.
Përveç këtyre, janë evidentuar edhe kundërvajtje të tjera që cenojnë sigurinë në trafik.
Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që së bashku të kontribuohet për një mjedis më të sigurt rrugor.