Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit për grabitje.
I kërkuari është Luan Ujkan Lataj, i lindur më 2 gusht 2001, nga fshati Carrabreg i Deçanit. Policia apelon te qytetarët që të japin çdo informacion për vendndodhjen e tij duke kontaktuar Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale grabitje.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com