Një aksident trafiku ka ndodhur sot në ora 11:40 në fshatin Peran të Podujevës, ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje.
Sipas Flora Ahmetit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Njësiti i trafikut rajonal po merret me rastin për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
“Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.