Errët
Ndritshëm

Shtatë shtetas të Shqipërisë arrestohen në Podujevë për trafik droge

11.10.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar këtë të shtunë shtatë persona në Podujevë, gjatë një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Policia ka bërë të ditur se arrestimet janë kryer në një shtëpi, ku u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, si dhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike.

Të gjithë personat e arrestuar janë shtetas të Shqipërisë, mes tyre pesë gra dhe dy burra.

“Në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët e njësisë antidrogë, të cilët, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, do të ndërmarrin veprimet e mëtejme,” thuhet në njoftimin e policisë.

Errët
Ndritshëm