Gjilani ka gjetur trajnerin e ri. Pas dorëheqjes së Ardian Nuhiut një javë më parë, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i besojnë pankinën një emri të madh të futbollit kosovar ‘Debatik Currit‘.
Starti i dobët në sezonin 2025/26 e detyroi klubin të bëjë ndryshime në stafin teknik, ndërsa pas disa ditësh analizash dhe propozimesh, zgjedhja përfundimtare ra mbi Currin
Curri, që ka fituar Kupën e Kosovës me Prishtinën dhe njihet për disiplinë dhe mentalitet pune evropian, pritet të zyrtarizohet të enjten nga Gjilani. Ai do të ketë për detyrë të rikthejë stabilitetin dhe frymën garuese te “Skifterat” pas një serie rezultatesh të paqëndrueshme.
Debutimi i tij pritet të ndodhë pikërisht në fundjavë, në një sfidë simbolike ndaj Prishtinës së Re.
Me rikthimin e tij në Superligë, Gjilani synon të hapë një kapitull të ri: më shumë karakter, më shumë identitet, dhe mbi të gjitha, rikthimin te fitoret