Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët që të identifikojnë dhe lokalizojnë dy të dyshuar për veprën vjedhje.
Të dyshuarve i’u është publikuar edhe fotografi nga ana e Policisë për t’i identifikuar.
Postimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personave të dyshuar
Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.