Errët
Ndritshëm

Henry shpërthen ndaj Barçës: Nuk luhet kështu në Champions

02.10.2025
Fc Barcelona V Paris Saint Germain Uefa Champions League 2025 26 League Phase Md2 10 1024x683

Barcelona e nisi mirë, por e mbylli me kokën poshtë. Në kryendeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve, kampioni në fuqi Paris Saint-Germain e përmbysi 1-2 Barcelonën në shtëpi, duke treguar edhe njëherë pse është mbreti aktual i Evropës.

Thierry Henry, i ftohur në “skenën e akuzës”, nuk kurseu fjalët për ish-skuadrën e tij. Me ton të ashpër, francezi e cilësoi mbrojtjen e Barcelonës si një vetëvrasje taktike:

Nuk mund të luash në Ligën e Kampionëve me një linjë mbrojtjeje kaq të lartë. Kundër ekipeve të forta ndëshkohesh, dhe kjo ndodhi sonte,” u shpreh ish-sulmuesi i Arsenalit dhe katalanasve.

Henry shtoi se kokëfortësia e stafit teknik është ajo që po e lë skuadrën pa frymë në duelet e mëdha:

Trajnerët nuk duan të ndryshojnë qasjen. E kuptoj, por në ndeshje të tilla kjo të kushton shtrenjtë. Kjo ndodhi me Barcelonën.

Sipas tij, PSG u ndje komod pikërisht falë hapësirave të mëdha që katalanasit lanë pas, duke i dhënë kampionit europian terrenin ideal për të shënuar e për të diktuar ritmin.

Parisienët treguan pjekuri dhe siguri, duke marrë tri pikë që vlejnë sa ari në një grup ku çdo hap mund të jetë vendimtar. Përballë, Barcelona u duk e pafuqishme, e mbërthyer nga gabimet e veta dhe me shumë më tepër pyetje sesa përgjigje për ndeshjet e ardhshme.

 

Errët
Ndritshëm