Errët
Ndritshëm

Goditje e rëndë për PSG: Marquinhos jashtë për disa javë

27.09.2025
A6f8842c B3de 4155 90df 2a3b60e1cdb5

Problemet nuk ndalen për Paris Saint-Germain. Shtylla e mbrojtje Marquinhos, ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë që do ta mbajë larg fushës për disa javë, një lajm që ka ndezur alarmin në “Parc des Princes”.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, kapiteni brazilian do të humbasë tri sfida të rëndësishme: përballjen në Ligue 1 me Auxerre më 27 shtator, duelin gjigant të Champions League kundër Barcelonës më 1 tetor dhe takimin me Lille më 5 tetor. Mungesa e tij pritet të peshojë rëndë, sidomos në përballjen europiane ku PSG kërkon të dëshmojë forcën e saj.

Marquinhos, 31 vjeç, ka qenë prezent në katër ndeshje deri tani në këtë sezon, duke regjistruar edhe një asist. Një lider i vërtetë në prapavijë, ai është kthyer në figurë të pazëvendësueshme për Luis Enriquen, i cili tashmë duhet të gjejë alternativën për të mbajtur të fortë mbrojtjen.

Errët
Ndritshëm