Errët
Ndritshëm

Qytetari pëson lëndime, i ra një mjet i fortë në kokë nga një objekt ndërtimi

25.09.2025

Një qytetar u lëndua të mërkurën në Ferizaj, pasi dyshohet se një mjet i fortë i ra në kokë pranë një objekti në ndërtim.

Ai mori trajtim mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet për “asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës”.

Raporti i Policisë: Ferizaj 24.09.2025 – 16:30. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore për shkak se derisa ishte duke ecur në rrugë pranë një objekti në ndërtim i ka rënë një objekt i fortë në kokë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti në hetime.

Errët
Ndritshëm