Errët
Ndritshëm

Dy vjet pa Afrim Bunjakun: Radoijçiq dhe terroristët serbë ende të lirë

24.09.2025

Rreshteri Afrim Bunjaku u vra në një sulm terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, të cilët kishin synim aneksimin e Veriut të vendit.

Dy vjet pas, jo të gjithë autorët serbë të këtij sulmi, janë sjellë para drejtësisë.

Kryekrimineli i tyre, Milan Radojičiç, arriti të arratisej për në Serbi dhe aktualisht besohet të ndodhet atje, i lirë, sikurse edhe terroristë të tjerë.

Kjo pavarësisht faktit se Interpol-i lëshoi fletarrestim në dhjetor të vitit 2023. Vetëm tre të akuzuar gjenden në paraburgim në Kosovë: Vlladimir Tolliç, Bllagoje Spasojeviç dhe Dushan Maksimoviç.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të akuzuarit dyshohen për terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Kosova ka akuzuar direkt Serbinë për sulmin, teksa kjo e fundit nuk ishte distancuar fare, madje kishte shpallur ditë zie kombëtare në nderim të terroristëve të vrarë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e patën dënuar njëzëri sulmin.

Errët
Ndritshëm