Errët
Ndritshëm

Digjet një fabrikë e mobileve në Ferizaj

24.09.2025

Një fabrikë e prodhimit të mobileve u përfshi nga flakët të martën në Ferizaj.

Sipas policisë, rasti ndodhi rreth orës 18:00, në fshatin Prelez i Jerlive.

Rastin e kishte lajmruar pronari i fabrikës në polici.

“Ankuesi mashkull kosovar-pronar i fabrikës së prodhimit të mobileve, ka raportuar se pjesa e prodhimit
në fabrikë është përfshirë nga zjarri”, thuhet në raport.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë fikur zjarrin.

Të lënduar nuk ka, ndërsa vlera e dëmit ende nuk dihet.

Rasti është cilësuar si incident zjarri.

Errët
Ndritshëm