Një 77-vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Begracë të Kaçanikut.
Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti me fatalitet ka ndodhur të martën.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura në lëvizje dhe për pasojë njëri nga drejtuesit, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja”, thuhet në raportin e Policisë.
Vdekja e 77-vjeçarit është konfirmuar disa orë pas aksidentit.