Një person rrahu gruan e tij e më pas edhe një grua tjetër bashkë me shoqëruesin e saj në Fushë-Kosovë.
Sipas raportit të policisë, të premten rreth orës 18:30 burri ishte duke rrahur gruan kur një grua tjetër bashkë me shoqëruesin kishin provuar ta ndihmonin viktimën, por i dyshuari bashkë me një person tjetër i kishte rrahur edhe ata.
Si pasojë, të tre viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit për dhunë janë arrestuar.
Rasti po hetohet si lëndim i lehtë dhe dhunë në familje.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.