Errët
Ndritshëm

Vdekje e dyshimtë në veri: Një grua 59-vjeçare gjendet në kanal

18.09.2025

Një grua 59-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të dyshimta në Zubin Potok.

“Me datë 18 shtator 2025, rreth orës 07:20, policia në Zubin Potok ka pranuar informatën se një person kishte dalë nga shtëpia e tij në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 06:40, dhe dyshohej se kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas njoftimit, njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë nisur kërkimet në terren. Rreth orës 08:00, rreth tre kilometra nga vendi ku dyshohej se kishte rënë, është gjetur trupi i pajetë i gruas me inicialet R.M. dhe i njëjti është nxjerrë nga kanali.

Në vendngjarje kanë dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen, si dhe njësitë e hetimeve rajonale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

Errët
Ndritshëm