Errët
Ndritshëm

Kosova ngjitet në vendin e 91-të në FIFA, rekordi më i lartë ndonjëherë

18.09.2025
544909296 1335987251227000 8077445960683293255 N E1757367749675

Nga një fillim i zymtë në Zvicër te një natë e artë kundër Suedisë, Kombëtarja e Kosovës ka përjetuar një shtator që do të mbahet mend gjatë. Humbja 4-0 ndaj helvetikëve dukej si një kapitull i hidhur, por Dardanët reaguan si kurrë më parë: një fitore 2-0 ndaj skandinavëve, e pastër dhe bindëse, që ndezi shpresat për kualifikimin në Kupën e Botës.

Në “Fadil Vokrri” u pa një Kosovë e re. Me intensitet, disiplinë dhe guxim, skuadra tregoi se nuk është thjesht një emër në listën e të dobëtëve, por një komb që di të përgjigjet në momentin e duhur.

Triumfi pati edhe një efekt anësor të ëmbël: ngritja në ranglistën e FIFA-s me katër pozita. Nga vendi i 95-të, Kosova tashmë gjendet në të 91-tin, nota më e lartë që nga pranimi në vitin 2016. Një detaj që flet për rrugëtimin, për përpjekjet dhe për rritjen e pandalshme të një kombëtareje që kërkon vendin e saj mes më të mëdhenjve.

Screenshot 2025 09 18 132720

Errët
Ndritshëm