Një djalë është arrestuar pasi që dyshohet se ka rrahur nënën e tij në Graçanicë.
Viktima ka raportuar në polici se dhuna nuk filloi mëngjesin e së martës pasi që ka kohë që djali i saj është duke ushtruar dhunë ndaj saj.
Sipas raportit të policisë dhunë në familje u raportua prej 11 shtatorit deri më 16 shtator 2025.
Rasti është duke u trajtuar si dhunë në familje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.