Errët
Ndritshëm

James Rubin mbyll dëshminë, mbrojtja e UÇK-së merr forcë

17.09.2025

Ish-diplomati amerikan James Rubin dha për tri ditë dëshmi në mbrojtje të udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gjatë paradites sot, James Rubin tha se në Kosovë nuk ka parë brigade, batalione apo njësi formale të UÇK-së.

“Kishin uniforma, disa kishin e disa jo, nuk i konsideronim si Polici Ushtarake,” tha ai.
“Kam lexuar komunikata, por i kam parë më shumë si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme se që ishte,” shtoi Rubin.

Rubin është dëshmitari i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Pas tij pritet të dëshmojnë edhe dëshmitarë të tjerë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

Ata mbahen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, kur ishte bërë publike aktakuza.

Rubin tha se ishte një privilegj për të dhënë dëshminë dhe theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së tij.

“Është kënaqësi e madhe dhe përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime. U thashë mendimet e mia dhe dhashë dëshminë time në këtë çështje.”

Errët
Ndritshëm