Stadiumi “Allianz” është ndezur për ndeshjen hapëse të Juventusit kundër Borussia Dortmund, dhe ndër emrat që mund të zbresin në fushë është ai që bën krenar një komb të tërë: Edon Zhegrova, ylli nga Kosova që sot mund të veshë për herë të parë fanellën bardhezi në garën më prestigjioze të futbollit europian.
Prej janarit, Zhegrova ka munguar në fusha, mes dhimbjesh fizike e pritjes së gjatë për t’u rikthyer. Shumëkush mendoi se debutimi i tij do të shtyhej edhe më tej, por trajneri Igor Tudor i ka besuar vendin në listë për këtë mbrëmje.
Përballë Dortmundit, Tudor ka në dispozicion një arsenal të frikshëm: Jonathan David, Dusan Vlahovic, Kenan Yildiz, Lois Openda dhe Vasilije Adzic. Por në mes të tyre, prania e Zhegrovës ngjall një emocion të veçantë. Ai nuk është thjesht një lojtar tjetër, është simboli i një Kosove që ka nisur të eksportojë talent, pasion e guxim në skenën më të madhe të futb
Për tifozët bardhezi, është mundësia për të parë një diamant të ri. Për Kosovën, është më shumë: një moment krenarie, ku një djalosh nga Prishtina shfaqet para miliona syve si pjesë e një prej klubeve më të lavdishme në histori. Sot, çdo prekje e topit e Edon Zhegrovës nuk është thjesht futboll, është histori, është një tjetër dëshmi se ëndrrat nuk kanë kufij.
📃 𝑻𝑯𝑬 𝑺𝑸𝑼𝑨𝑫 𝑳𝑰𝑺𝑻 for #JuveBVB in the #UCL ⭐️ pic.twitter.com/hBnquG0yYG
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) September 16, 2025