Errët
Ndritshëm

Ngjarje tragjike në Ferizaj: Një 40 vjeçar vritet, i dyshuari arrestohet

15.09.2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Balaj të Ferizajt, ku një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Shënjestër se menjëherë pas raportimit të rastit është arrestuar i dyshuari.

“Me datën 15.09.2025, rreth orës 19:42, kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri”, ka deklaruar Veseli.

Ende nuk janë bërë të ditura motivet që çuan deri te vrasja. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë.

Errët
Ndritshëm