Në San Siro u shkrua histori. Luka Modriç, me fanellën e Milanit, shënoi golin e parë në Serie A në moshën 40 vjeç e 5 ditë, duke i dhënë skuadrës fitoren 1-0 ndaj Bolonjës.
Me këtë goditje, kroati theu rekordin e legjendës suedeze Nils Liedholm, i cili kishte shënuar në vitin 1961 në moshën 38 vjeç e 169 ditë. Sot, rekordi është i Modriçit, një mesfushor që vazhdon të tregojë se klasi nuk njeh moshë.
Modriç iu bashkua Milanit më 14 korrik 2025 si lojtar i lirë, pas largimit nga Real Madridi. Dhe vetëm pas pak javësh, ai ka gjetur mënyrën më të mirë për të lënë gjurmë: një gol që vlen tri pikë dhe një faqe të re në historinë e Serie A.