Anfield ishte në ankth. Koha po mbaronte, Burnley po e mbyllte çdo hapësirë, dhe Liverpooli po kërkonte me ngulm një gol që nuk vinte. Atëherë, Mohamed Salah mori përgjegjësinë: një penallti e ekzekutuar me qetësi, një rrjetë e tundur dhe tri pikë të arta të vulosura 1-0.
Pas ndeshjes, egjiptiani foli me realizëm:
“U përballëm me një kundërshtar të fortë, nuk ishte e lehtë. Jam i lumtur që në fund ia dolëm. Po punojmë që lojtarët e rinj të përshtaten me sistemin tonë. Kërkojmë ekuilibër dhe nuk dorëzohemi.”
Liverpool merr frymë si shkak i njeriut që sërish doli hero. Në momente presioni, emri është i njëjti: Mohamed Salah.