Errët
Ndritshëm

Lirohet kameramani, Jetmir Muji

10.09.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se është liruar kameramani Jetmir Muji, i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në reagimin e AGK-së thuhet se Muji është mbajtur për disa orë në Stacionin Policor Qendër, pa ndonjë shpjegim, derisa një prokuror ka urdhëruar lirimin e tij.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm arrestimin dhe mbajtjen arbitrare të Mujit për disa orë në Polici, dhe kërkon përgjegjësi nga ana e Policisë së Kosovës për abuzim me detyrën nga pjesëtarët e saj”, thekson AGK.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidentja Osmani, e cila e ka cilësuar këtë si një “përndjekje të vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme” ndaj vajzave të saj të mitura nga disa media.

Errët
Ndritshëm