Skandal në Beograd!
Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës mes Serbisë dhe Anglisë, e fituar thellë nga anglezët 5-0, u la në hije nga thirrje nacionaliste dhe mesazhe politike në tribunat serbe. Tifozët vendas brohoritën “Kosova është Serbi” dhe shpalosën një banderolë provokuese me hartën e Kosovës të mbuluar me ngjyrat e flamurit serb, një shkelje flagrante e rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s që ndalojnë përmbajtje politike në stadiume.
Pavarësisht paralajmërimeve nga Federata Serbe për sjellje të matur, të cilat erdhën pas gjobave të mëparshme prej 600,000 funte, situata doli jashtë kontrollit. Ndeshja u ndërpre për pak çaste për shkak të lazerëve dhe mjeteve piroteknike. Federata serbe pritet të përballet me ndëshkime të reja, përfshirë gjoba të tjera dhe ndoshta edhe ndeshje pa tifozë.
FIFA dhe UEFA nuk kanë reaguar ende zyrtarisht, por presioni për një përgjigje të ashpër po rritet. Serbia rrezikon më shumë se pikët në renditje, tani është imazhi ndërkombëtar ai që vihet në pikëpyetje.