Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se gjatë javës së kaluar FSK ka pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit, ky prokurim është realizuar përmes programit shtet më shtet, të njohur si Foreign Military Sale (FMS), ndërsa pagesa për këtë sistem ishte kryer që në vitin 2021.
“Fluturaket Puma, krahas fluturakeve të tjera, janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot”, thuhet në njoftim.
Ministri Maqedonci thekson gjithashtu se bashkëpunimi me SHBA në fushën e mbrojtjes po thellohet e zgjerohet vazhdimisht, duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë së Kosovës dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve.