Errët
Ndritshëm

Babë e bir kundër babë e bir: sherr me dy të lënduar në Durrës

08.09.2025

Dy me dy e filluan sherrin në Durrës, që përfundoi me dy të lënduar e dy në pranga.

Në njërën anë babë e bir, M.D., 47 vjeç, dhe A.D., 27 vjeç; dhe në anën tjetër, po ashtu babë e bir, A.E., 46 vjeç, dhe R.E., 22 vjeç.

Ngjarja mes dy familjeve ndodhi të dielën në lagjen 15 në Spitallë.

Nga hetimet dyshohet se gjatë konfliktit, shtetasi R.E. ka goditur me thikë shtetasin M.D., ndërsa shtetasi A.D. ka goditur me grushte shtetasin A.E., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Shtetasit shqiptarë M.D. dhe A.E. janë në spital, në kujdesin e mjekëve.

Të arrestuar përfunduan R.E., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe A.D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Errët
Ndritshëm