Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:30 në fshatin Llapashticë.
Për Shënjestër rastin e ka konfirmuar edhe Policia.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.