Errët
Ndritshëm

17-vjeçari kosovar sulmon me thikë mësuesen në Gjermani

05.09.2025

Një 17-vjeçar nga Kosova dyshohet se të premten e therri një mësuese në një shkollë profesionale në Essen, të Gjermanisë.

Ai i është afruar me qëllim mësueses dhe e ka goditur me thikë në bark, raporton BILD.

Viktima është rëndë e lënduar, por sipas zjarrfikësve, jashtë rrezikut për jetën. Gruaja u dërgua në një spital universitar.

Sipas informacioneve të BILD, sulmuesi me thikë është qëlluar nga policia.

Ai u plagos rëndë dhe u detyrua të intubohej nga shërbimet e urgjencës.

Ende nuk është e qartë nëse ai ishte i pranishëm gjatë mësimit apo ka hyrë në klasë për të sulmuar.

Errët
Ndritshëm