Errët
Ndritshëm

FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtar “Saber Junction 25” në Gjermani

04.09.2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), i është bashkuar ushtrive partnere të ShBA-së në ushtrimin fushor ndërkombëtar “Saber Junction 25”, i zhvilluar në Hohenfels, Republikë e Gjermanisë.

Ushtrimi është dizajnuar për të testuar dhe vlerësuar gatishmërinë e njësive luftarake, duke përfshirë ekipet e Brigadës së Këmbësorisë dhe njësitë e tjera që bëjnë pjesë në rotacionin për misionin e KFOR-it në Kosovë.

FSK po merr pjesë me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme (CBRN), me qëllim të demonstrimit të profesionalizmit dhe ndërveprueshmërisë me forcat partnere ndërkombëtare.

Errët
Ndritshëm