Errët
Ndritshëm

Arrestohet shoferi që rrokullisi automjetin e policisë me Mercedesin e tij

04.09.2025

Një 46-vjeçar është arrestuar të mërkurën nën dyshimin se sulmoi zyrtarët policorë.

Ai, më 2 shtator 2025, rreth orës 19:30, në fshatin Korbliq të Kaçanikut, nuk iu bind urdhrit të policisë dhe me kombin e tij “Mercedes” goditi automjetin zyrtar të Policisë, i cili u rrokullis dhe përfundoi jashtë rrugës.

Tre policë pësuan lëndime të lehta trupore dhe u trajtuan në spital.

Automjeti u gjet i braktisur pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut i ngarkuar me mall të dyshuar për kontrabandë.

Aty u gjetën 270,000 cigare, 1,600 kg fara kungulli të pjekura, 460 kg fara luledielli të pjekura, 100 kg fara braziliane, 40 kg ananas të tharë, 20 kg banane të thara ,113.4 kg brusnica të thara.

Vlera e mallrave arrin deri në 29,877 euro.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Prokuroria e ka cilësuar rastin si “sulm ndaj personave zyrtarë”, ndërsa hetimet për kontrabandën po zhvillohen nga Dogana e Kosovës.

Errët
Ndritshëm