Një polic i Njësisë Speciale Operative është arrestuar të mërkurën nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Arrestimi i tij në mbrëmjen e 3 gushtit erdhi pas një hetimi i cili u realizua nga IPK edhe Policia e Kosovës.
Të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jeton i dyshuari.
Policisë së Kosovës i është rekomanduar nga IPK suspendimi i policit.