Tentimi për të kontrabanduar mall i shkoi huq.
Jo që nuk ia doli, por e la mallin me gjithë furgon në Kaçanik, për t’ia mbathur në Maqedoni të Veriut.
Paraprakisht, i dyshuari kishte goditur veturën e policisë, duke i shkaktuar lëndime tre policëve, të cilët pranuan tretman mjekësor.
Automjeti me mall të kontrabanduar është konfiskuar.
Rasti, i cili ndodhi të martën, është në hetim.