Një market në Ferizaj u vodh të hënën.
Rastin që dyshohet se ndodhi në orën 3:15 e lajmëroi menaxheri i marketit në polici.
Hajnat fillimisht me forcë kishin hyrë në depo dhe kishin vjedhur një arkë në të cilën kishte një shumë të konsiderueshme parash të gatshme.
Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar.
Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
Njësitë e hetuesisë janë duke vazhduar me hetimet.