OVL-UÇK ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha.
Sebep i kësaj kërkese u bë një hulumtim i Bashës në vitin 2012, përmes të cilit fyhej rëndë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kategoritë e dala nga lufta poashtu kërkuan edhe nisjen e hetimeve ndaj tij.
Ata kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa nëse kërkesat e tyre nuk përfillen.
“Dimal Basha me kategoritë e dala nga lufta do të del humbës. Z. Basha nuk mund t’i ikë përgjegjësisë me një konferencë për media. Ai është bashkëpjesëmarrës i atij punimi. Z. Basha nuk i ka dyert e hapura tek ne. Me këto shpifje që janë duke iu bërë UÇK-së”, ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.