Errët
Ndritshëm

Liburn Aliu jep dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar

27.08.2025

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje sot.

Ai e lidhi vendimin e tij me zgjedhjen e djeshme të Dimal Bashës në pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, ka thënë ai.

Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar të martën, pas gati pesë muajsh bllokadë. Ai mori edhe votat e PDK-së dhe AAK-së.

Para Bashës, Vetëvendosje kishte propozuar disa ministra në detyrë për këtë pozitë, përfshirë Albulena Haxhiun, Donika Gërvallën, Hekuran Muratin dhe Arbërie Nagavcin.

Errët
Ndritshëm