Errët
Ndritshëm

Armando Broja rikthehet me asist në Angli, debuton edhe Jasir Asani në Iran

27.08.2025
E48bf3ce9879a7a81bf9462856edc6f5

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është rikthyer në fushë pas më shumë se katër muajsh mungesë. 23-vjeçari zhvilloi një paraqitje pozitive në ndeshjen e Kupës ndaj Derby County, ku u aktivizua si titullar për 63 minuta dhe u vlerësua me notën 7.0 nga Flashscore.

Broja u bë protagonist që në minutat e para, kur në të 4’-tën dhuroi një asist për shokun e skuadrës, Ramsey, i cili shënoi golin e avantazhit për Burnley. Skuadra e tij arriti të triumfonte me rezultatin 2-1, ndërsa sulmuesi kuqezi dha sinjale inkurajuese për formën që po i rikthehet, duke i dhënë garanci trajnerit për pjesën tjetër të sezonit.

Në të njëjtën ditë, një tjetër futbollist i kombëtares, Jasir Asani, bëri debutimin e tij me fanellën e Esteghlal në kampionatin iranian. Mëngjarashi shqiptar u aktivizua si zëvendësues dhe nuk arriti të lërë gjurmë, me ndeshjen që përfundoi në barazim spektakolar 3-3. Ky është stacioni i 8-të në karrierën e Asanit, i cili suksesin më të madh e ka pasur në Korenë e Jugut me Gëangju.

Kampionati iranian ka nisur vetëm dy ditë më parë dhe pas dy ndeshjeve, Esteghlal numëron një fitore dhe një barazim.

Errët
Ndritshëm